Kosova vendi i tretë më religjioz në Botë

13:11 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Kosova është vendi i tretë më religjioz në Botë së bashku me Indinë, Bregun e Fildishtë, Ganën dhe Papua New Guinea. Kjo sipas Gallup International Poll.

Sipas raportit të këtij viti, vendi më religjioz në Botë është Tajlanda, ku 98% e popullsisë janë deklaruar besimtarë. Në vendin e dytë renditet Nigeria me 97%, ndërsa Kosova, India, Gana, Bregu i Fildishtë dhe Papua New Guinea ndajnë vendin e tretë me 94%, transmeton lajmi.net

Kurse vendet më pak religjioze janë: Kina, Suedia, Çekia dhe Britania e Madhe.

Raportin e plotë të Gallup mund ta lexoni :http://gallup-international.bg/en/Publications/2017/373-Religion-prevails-in-the-world

Shpërndaje në rrjete sociale