Pozita më e zakonshme seksuale është aktualisht pozita më e rrezikshme, sipas një grupi shkencëtarësh.
Pozita ‘femra sipër mashkullit’ gjatë një akti seksual është konsideruar përgjegjës për gjysmën e të gjitha frakturave të penisit të disa raste të regjistruara në disa spitale të Brazilit, thonë studiuesit brazilian.
Shkencëtarët thonë se kjo mund të jetë për shkak që femra e kontrollon penisin me gjithë uljen dhe peshën e saj duke është e pamundur që ta ndërpresë atë kur ai vuan nga “rruga e gabuar e depërtimit”.
Dëmi zakonisht është i vogël për femrën dhe pa dhimbje – por i madh dhe me dhimbje për penisin.
Pozicionet të cilat në të gjitha përfshinin femrën ishin 29% përgjegjës për fraktura të penisit.
Ndërkohë, pozita më e sigurt në dhomën e gjumit është shpallur pozita ‘mashkulli sipër femrës’.
Gjysma e pacientëve të studiuar kishin përshkruar një çarje dhe një dhimbje pas incidentit.
Shumica e tyre kishin qëndruar më pas në spital për pesë deri në gjashtë orë.
Autorët vunë në dukje se lëndimi është relativisht i pazakontë dhe mund të shkaktojë vështirësi në mesin e atyre që vuajnë nga penisi i thyer, që do të thotë se ata shpesh ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor.
Shkencëtarët përfunduan studimin e tyre duke thënë: “Studimi ynë mbështetet në faktin se marrëdhënia seksuale me femrën sipër është pozita potencialisht e rrezikshme që lidhet me thyerjen e penisit”. “Kur mashkulli e kontrollon lëvizjen, ai ka më shumë shanse që ta ndalojë dëmin e penisit, duke e minimizuar atë”.
Studimi ishte botuar së pari në revistën Përparimet në Urologji.
Falja e Namazit të Kurban Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët ...
Presidenti Begaj uron Bajramin: Më shumë mirësi dhe gëzime n...
Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në m...
“Rroga po ju ec”, momenti kur Tërnava ngacmon Kurtin për ngë...
Tentim vrasje në Skenderaj, theret me thikë një person
Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmër...