Iker Casillas është pranë largimit nga Madridi megjithëse as ai as klubi nuk pranojnë ta komentojnë këtë gjë.
Asnjëra palë nuk e pranon, por edhe ‘Los Blancos’ edhe Casillas e dinë se nëse gjërat shkojnë sipas planit, Iker nuk do të jetë lojtar i Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Problemi me këtë situatë është se vonesa e rritë çmimin e David de Gea dhe anëtarët e bordit kanë dëshirë ta zgjidhin këtë sa më parë.
Manchester United është klub i pasur dhe veç kësaj edhe krenarinë e ka të madhe – prandaj ata janë ndjerë të ofenduar me marrëveshjen mes klubit dhe gardianit. Në këtë situatë mbretërit nuk ka zgjidhje tjetër veç të rrisin ofertën nga 20 në 30 milionë euro.
Duke ditur këtë situtatë, mund të sqarohet edhe se largimi i Casillas është vendim i klubit, në të cilin Benitez ka pak ndikim. Dhe tjetra, David de Gea nuk ka kërkuar që Casillas të largohet, në mënyrë që ai të nënshkruaj kontratën.
Por, ndërsa drejtuesit e klubit janë në negociata për De Gean edhe Casillas nuk është duke qëndruar duarkryq. Arsenal, Tottenham, PSG, Roma, Inter, Fenerbahçe e Besiktas kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e spanjollit.
Kështu, me gjasë Casillas sezonin tjetër do të ruajë portën e ndonjë skuadre jashtë La Liga. Kjo edhe pasi ai është fans i madh i klubit dhe nuk do të mund të mbronte ngjyrat e ndonjë skuadre tjetër në Spanjë.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...