Neymar sot ka vizituar skuadrën e Barcelonës në qendrën stërvitore.
Derisa besohej se braziliani po kthehet në stërvitje, mediet në Spanjë kanë arritur të konfirmojnë se vizita e Neymar, nuk ka të bëjë asgjë me stërvitjet.
25 vjeçari ka shkuar t’u jep lamtumirën shokëve të skuadrës, shkruan ‘Marca’, përcjell lajmi.net.
Se Neymar nuk është stërvitur, e ka konfirmuar edhe faqja e Barcelonës në Twitter.
Në anën tjetër, edhe trajneri Ernesto Valverde i ka dhënë lejen për të zgjidhur të ardhmen, për të kompletuar transferimin te PSG.

Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...