Për koalicionin PAN, kandidat i vetëm për kryetar Kuvendi është lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Zyrtarët e kësaj partie thonë se Veseli do të zgjidhjet kryetar dhe koalicioni i tyre do t`i formojë institucionet e reja. Mos votmin e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit e kanë deklaruar Vetëvendosje dhe LDK me partnerët e saj.
Kadri Veseli është kandidati i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit. Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, shprehet e bindur që Veseli do të votohet për kryeparlamentar në seancën e 3 gushtit.
Ajo thotë se kreu i Partisë Demokratike e ka mbështetjen e plotë të partisë, por edhe të partnerëve të tjerë të koalicionit.
Deliu Kodra nuk foli për numrat, por u shpreh e bindur se nuk do të ketë bllokadë politike dhe se koalicioni PAN do t’i formojë institucionet.
Por, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, konsiderohet i papranueshëm për kryeparlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.
Nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka thënë nëpërmjet telefonit se qëndrimi i partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit është i njëjti dhe se deputetët e këtij koalicioni nuk do t`ia japin votën Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.
Edhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur këmbëngulës në mos votimin e Veselit për kryetar të Kuvendit.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re.
Në seancën e 3 gushtit pritet që deputetët të betohen dhe ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët e këtij institucioni, ndërsa nga momenti i konstituimit të Kuvendit, pason periudha prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë së re. /RTK
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin