Sindikata e Re e Korporatës Energjetike e Kosovës, bën thirrje për protestë tek sheshi “Skënderbe” në Prishtinë.
Protesta do të mbahet më 02 gusht, ditë e mërkurë nga ora 12:00 deri në orën 13:00.
“Protesta do të mbahet me përjashtim të punëmarrësve që janë kyçur drejtpërdrejtë në prodhim dhe punëtorët të cilët janë kujdestarë në pajisjet që nuk punojnë të cilët edhe ashtu konsiderohen që janë pjesë e protestës”, thuhet në komunikatë të KEK-ut.
Qëllimi i kësaj proteste do të mbahet për dy arsye:
1.Që menaxhmenti i KEK-ut me Qeverinë në detyrë të marrin masa emergjente që të zhbllokohet gjendja aktuale në D. e Djerrinës (shpronësimi i zonës kadastrale 52 ha”, që mos të vijë deri te ndërprerja e energjisë elektrike nga TV “A-B”, dhe mbetja e punëmarrësve të KEK-ut pa vende pune.
2.Rritja e pagave për punëmarrësit e KEK-ut për 100 Euro në mënyrë lineare nga 01/07/2017.

Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...