Po i vije fundi ‘telenovelës’ për transferimin e Riyad Mahrez te Roma.
Sipas informacioneve të fundit të faqes ‘forzaroma.info’ e cila është e afërt me klubin e Romës, Mahrez mund të quhet një futbollist i ri i kryeqytetasve italian.
Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur një takim mes drejtuesve të Romës dhe Leicesterit ku është arritur marrëveshja.
Algjeriani i cili shkëlqeu në dy vitet e fundit me Leicesterin në Ligën Premier do t’i bashkohet Romës për 40 milionë euro.
26-vjeçari në Romë pritet të jetë zëvendësues i të larguarit Mohamed Salah që u transferua në Liverpool.
Mahrez pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Romën ndërsa do të fitojë rreth katër milionë euro pagë vjetore.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...