Gjatë kësaj mbrëmje, policia në Londër ka reaguar pas një sulmi me acid që ka ndodhur në lindje të qytetit.
Një viktimë mashkull, mosha dhe emri i të cilit nuk dihen, u pa që kishte kërkuar ndihmë dhe po derdhte ujë në fytyrë në rrugën romake, Bethnal Green, transmeton portali arbresh.info
Policia ka bllokuar zonën në atë pjesë të qytetit, ndërsa është duke kryer hetimet në lidhje me rastin.
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se ata ishin të vetëdijshëm për një incident të ‘substancës së dëmshme’ në zone, por ende nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.
Sulmet me acid janë shtuar gjatë kohës së fundit në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ndërsa raportohet edhe për rritje të krimeve në bazë të racës./Arbresh.info

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...