Një përleshje ka ndodhur mes dy shqiptarëve dhe një marokeni mbrëmë në “Sheshin e Dëshmorëve”, në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ku tre të rinj, dy shqiptarë dhe një maroken, filluan një sherr me fyerje dhe britma, por që ka përfunduar me rrahje.
Mësohet se djali maroken është ndjekur dy shqiptarët të cilët e kanë rrahuar, por ai ka mundur t’u shpëtojë. Por në një pikë tjetër një mik italian i shqiptarëve, erdhi me shpejtësi me makinë në park dhe pa marokenin të plagosur, ku dhe ky e goditi, por policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe e ndihmoi atë.
Agjentët e skuadrës Flying, pas dëgjimit të historisë së të riut, e shoqëruan atë në spital, ku u mjekua për lëndime në dorë dhe në kokë.
Historia e pabesueshme përfundon në dhomën e emergjencës, ku marokeni takohet përsëri me tre të tjerët, pasi njëri prej tyre ishte plagosur. Oficerët i dëgjuan të gjitha versionet e ngjarjes, ndërsa skuadra është duke punuar për të kuptuar, se si qëndron e verteta.
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...