Futbollistët shqiptarë Eros Grezda dhe Muzafer Ejupi kanë udhëhequr skuadrën e Osijekut drejt kualifikimit për në raundin e tretë kualifikues të UEFA Europa League.
Përveç se titullarë, Grezda dhe Ejupi ishin edhe dje protagonistë kryesorë në ndeshjen kthyese të Osijekut kundër Luzernit. Edhe pse Osijek u mposhtë në Zvicër me rezultat 2-1, ata vazhduan tutje fal golave të shqiptarëve, shkruan arbresh.info.
Në ndeshjen e parë si vendas Osijek fitoi me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Ejupi në minutën e 66-të dhe Grezda në minutën e 79-të, ndërsa mbrëmë në ndeshjen kthyese që Osijek humbi me rezultat 2-1, golin e vetëm të Osijekut e shënoi Ejupi nga asistimi i Grezdës në minutën e 72-të.
Me tre gola të shënuar në këto dy ndeshje, të gjitha të shënuar nga Ejupi dhe Grezda, Osijeku kualifikohet në raundin e 3-të kualifikues të Europa League, ku e pret një ndeshje mjaftë e vështirë kundër PSV-së./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=n0RWxO5vTbw
https://www.youtube.com/watch?v=H8sGNbGTPyw
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...