Pas superpërballjes se mbrëmshme mes Bashkimit dhe Borës, sonte vjen dueli Trepça-Peja, një tjetër ndeshje e madhe që luhet në kuadër të gjysmëfinaleve të play-off-it.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha kosovare parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë.
Mitrovicasit ishin liderë të elitës, derisa janë kampionë aktual dhe fitues të Kupës, kurse verdhezinjtë duan të rikthehen te trofetë e rëndësishëm.
‘Xehetarët’ kishin 25 fitore e tri humbje, kurse skuadra e Pejës ishte e pesta në Superligë, por në çerekfinale pas tri ndeshjeve eliminoi Golden Eagle Yllin.
Trepça ka fituar gjashtë herë titullin, duke përfshirë në dy vitet e fundit, ndërsa Peja pesë herë titullin, për herë të fundit më 2023.
Sonte takohen:
19:30 Trepça – Peja
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...