Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Stafa të Zvicrës, ku një punëtor 19-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në një ndërtesë.
Policia e Cyrihut ka bërë të ditur se pllaka betoni është shkëputur dhe ka rënë mbi punëtorin, duke e zënë poshtë.
Në njoftim thuhet se zarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë nxjerrur 19-vjeçarin, derisa edhe ekipi i emergjencës ka nisur menjëherë reanimimin, mirëpo plagët ishin të rënda dhe ai vdiq në vendngjarje.
“Policia kantonale e Cyrihut, së bashku me zyrën e prokurorit publik, kanë nisur hetim për shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...