Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se talenti i ri, Lamine Yamal, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit në La Liga, pas një dëmtimi në muskujt e kofshës së majtë.
Në komunikatën mjekësore, klubi bëri të ditur se pas ekzaminimeve të kryera, përfshirë rezonancën magnetike në qendrën stërvitore “Ciutat Esportiva Joan Gamper”, është konstatuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë.
Sipas Barcelonës, lojtari do të ndjekë një trajtim konservativ dhe pritet të rikthehet në kohë për Kupën e Botës.
Yamal u lëndua në momentin vendimtar të ndeshjes kundër Celta Vigo, teksa realizoi golin nga penalltia që i dha fitoren skuadrës katalanase.
Pas një ndalese të shkurtër para goditjes, ai shpërtheu me këmbën e majtë për të goditur topin, por menjëherë pas golit u rrëzua në tokë, duke e kuptuar se kishte pësuar dëmtim.
Mjeku i ekipit, Ricardo Pruna, ndërhyri menjëherë në fushë dhe u bë e qartë se lojtari nuk mund të vazhdonte lojën.
Ky është një lajm i keq për Barcelonën në fundin e sezonit, por njëkohësisht një lehtësim për tifozët dhe përfaqësuesen, pasi Yamal pritet të jetë gati për sfidat e mëdha ndërkombëtare.
Një lajm i mirë për Barcelonën është se ndodhen nëntë pikë para Realit në La Liga, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund dhe gara për titull praktikisht është e mbyllur.
Kur jem tek Real Madridi, Yamal do ta humb sfidën “El Clasico” e cila luhet me 10 maj./Arbresh.info
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...