Real Madridi ka mbetur pa dy yjet kryesor në pjesën e mbetur të sezonit, pasi Arda Guler dhe Eder Militao u lënduan në ndeshje me Alavesin në mesjavë.
Militao u lëndua në fundin e pjesës së parë, dhe u detyrua ta lë fushën menjëherë, ku vendin e tij e zuri Rudigeri, shkruan Arbresh.info.
Teksa turku pësoi dëmtim në minutën e 58-të, ku edhe ai u largua nga loja. Reali ka dal me dy njoftime për futbollistët në fjalë.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Éder Militão nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoris të këmbës së majtë. Pritet përparimi.”
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Arda Güler nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoris të këmbës së djathtë. Ecuria e tij është në pritje”, thuhet në njoftimet e Realit.
Të dy futbollistët nuk do të jenë të gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit./Arbresh.info
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...