Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Qosja: Kujtimi dhe vepra e akademikut do jetojnë përgjithmonë

17:42 | 23 Prill 2026
E.G

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Qosja, për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja.

Familja Thaçi, në telegram ngushëllimin, shprehet se, Qosja ka lënë një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë.

Postimi:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI I FAMILJES THAÇI PËR FAMILJEN QOSJA

E nderuara familje Qosja,

Na pikëlloi thellësisht lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

Ai la pas një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë.

Duke vlerësuar mendimin e tij të pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj së vërtetës dhe vlerave kombëtare, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emër të familjes Thaçi dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë.

Me respekt,

Familja Thaçi

Shpërndaje në rrjete sociale