Kosova ka mposhtur Armeninë me rezultat 60:17, në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror të shteteve në zhvillim i cili po zhvillohet në Kosovë.
Skuadra kosovare ka qenë bindshëm më e mirë se kundërshtari, Armenia, që ishte vërtet e pafuqishme. Kosovarët e kanë ‘shkelur’ kundërshtarin qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me 28 gola dallim, 32:4, raporton Zëri.
Ndërkaq, në pjesën e dytë epërsia e vendësve u shtua dhe në fund ata fituan me 43 gola dallim. “Fatmirësisht e kishim një kundërshtar të lehtë, fituam me lehtësi. Besojmë se do të triumfojmë dhe ta kalojmë grupin”, deklaroi Kastriot Jupa pas lojës.
Jemi mësuar ta shohim Kosovën ose ekipet kosovare duke humbur me rezultat të thellë, dhe kjo me siguri ishte një befasi e këndshme për tifozët kosovarë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj