Për herë të parë në Kosovë po mbahet Kampionati Botëror në Hendboll i Shteteve në Zhvillim.
Ky kampionat zyrtar i organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës është gara ndërkombëtare më e rëndësishme që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë dhe në të po marrin pjesë edhe shumë shtete që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.
Burime brenda Federatës së Hendbollit të Kosovës, bëjnë të ditur për KosovaPress, se për të gjithë garuesit e shtetet të huaja që kanë pasur nevojë për vizë që të hyjnë në Kosovë është përkujdesur Ministria e Punëve të Jashtme, e cila i ka liruar nga të gjitha pagesat e nevojshme dhe ua ka lëshuar vizat brenda 48 orëve.
Mësohet se kjo është bërë për shkak të rëndësisë që ka ky kampionat edhe për politikën e jashtme të Kosovës.
Në mesin e shteteve pjesëmarrëse janë edhe shtete nga Amerika e Jugut, Azia, Afrika dhe Evropa, përkatësisht Uruguai, Kina, Kameruni, Armenia, etj.
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...