Është një nga femrat më të bukura në botë, por edhe aktores Charlize Theron i ka shkaktuar depresion pamja e saj e jashtme.
41-vjeçarja ka zbuluar se ka kaluar momente të këqija kohët e fundit, pasi u shëndosh për filmin e saj të ri, “Tully”.
Afrikano-jugorja tha për “Variety” se në ndryshim nga koha kur ka qenë e re, shtimin në peshë për një rol në film e ka përjetuar shumë keq, transmeton tch.
“Ishte e tmerrshme në të gjitha aspektet. E ndjeva me të vërtetë shumë. Sheqeri më futi në depresion. Më vinte për të vjellë gjatë gjithë kohës, nuk humbja dot më peshë. I thoja doktorit tim se isha duke vdekur”, thotë Theron, e cila në filmin “Tully” interpreton nënën e 3 fëmijëve.


Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...