Gerard Deulofeu është rikthyer zyrtarisht te Barcelona pasi klubi ka nënshkruar në formë të përhershme me anësorin nga Evertoni.
“Blaugranët” kishin si opsion riblerjen e kapitenit të Spanjës U21 për 12 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Gerard Deulofeu, një sulmues i talentuar 23-vjeçar, i cili shpenzoi katër sezone në tri skuadra të ndryshme në Angli, Spanjë dhe Itali, është rikthyer te Barcelona të premten”, shkruan Barcelona në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare.
“Deulofeu, i cili ka shpenzuar shtatë sezone te akademia të rinjve në Barcelonë, debutoi në skuadrën e parë më 3 gusht të vitit 2011 para transferimit në formë huazimi te Evertoni në vitin 2013”
Gerard Deulofeu ka shfrytëzuar edhe një pjesë të sezonit të kaluar te Milani./arbresh.info
? #FCBLive: Gerard Deulofeu formalizes return to Barça ? https://t.co/TyXxX0ewyv ?? #ForçaBarça pic.twitter.com/LmKtVyMTqv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 14, 2017
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...