Dy mysafirë televiziv janë përfshirë në një përleshje të dhunshme gjatë një debati që shkalloi për shkak të Shtetit Islamik.
Ish deputeti Ahmad Shalash është paraqitur në një emision televiziv politik ‘Bel Moubashar’ më liderin islamist Bilal Daqmaq, por dyshja shpejt morën zjarr, transmeton portali arbresh.info.
Rawad Daher, nikoqiri i këtij shou filloi debatin duke i shprehur ngushëllime Shalashit dhe familjes së tij për humbjen e tyre tragjike të familjarit.
Ai pastaj kërkoi Daqmaq, një kritik i vendosur i regjimit të Assadit, nëse ai dëshironte të ndiqte shembullin, gjë e cila filloi telashet.
Shkëmbimi i tensionuar shpejt përshkallëzoi në një grindje me mallkime, fyerje, grushte e gota me ujë. Video e këtij incidenti është publikuar edhe në YouTube./Arbresh.info
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira