Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ildir Peçi është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama.
Ende nuk dihen arsyet e pezullimit të Peçit, që më parë ka mbajtur edhe detyrën e zv/ministrit të Drejtësisë.
“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- thuhet ne vendim.
VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI Edi Rama
Gjithashtu Rama ka vendosur edhe bllokimin e të gjitha prokurorimeve publike të vitit 2017. Ky vendim është marrë për shkak se në detyrë janë ende ministrat teknikë dhe të LSI-së.
Prokurimet do të zhbllokohen në një kohë të dytë. Mund të bëhen vetëm prokurorime urgjente, me urdhrin e vetë të Edi Ramës.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...