Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovë, Wolfgang Petrich, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të shkojë deri në fund kur është fjala për Gjykatën Speciale për krime lufte.
Ai ka vënë në dukje se ky është edhe një test se BE dhe SHBA-të janë objektiv dhe të barabartë ndaj të gjithëve.
“Gjykata Penale Ndërkombëtare ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme dhe për të mësuar. Ndoshta nuk ishin mjaftueshëm të përgatitur, të informuar se traditat e caktuara në shoqërinë shqiptare janë të ndryshme nga ato të perëndimit kur është fjala për procedurat gjyqësore.
Tani, aq sa unë e di, ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe do të merrem me këtë në një mënyrë të tillë, unë jam i sigurt se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme “, ka thënë Petrich për mediat gjermane.
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...