Presidenti i SHBA ka publikuar në Twitter një videoklip të shkurtër të tij duke mundur një person me logon e CNN “të vendosur” në kokë.
Klipi është një version i ndryshuar i paraqitjes së Donald Trump në një ngjarje WWE mundje në 2007, në të cilën ai “sulmoi” pronarin e franchisees Vince McMahon në një paraqitje të shkruar.
Animacioni duket se është postuar në një forum të internetit pro-Trump më herët gjatë javës.
CNN më vonë akuzoi presidentin për nxitje të dhunës ndaj mediave, transmeton arbresh.info.
Një paneliste në emisionin në mëngjes të ABC, Ana Navarro – një kritike e republikanit Trump dhe bashkëpunëtore e CNN – tha “është një nxitje për dhunë. Ai do të vrasë dikë në media”.
Por këshilltari mbi sigurinë e atdheut Thomas Bossert, i cili ishte shfaqur më herët në të njëjtin program ABC, tha: “Askush nuk do ta perceptojë këtë si një kërcënim”.
Ky klip u dërgua në një forum të Donald Trump në faqen e mediave sociale Reddit katër ditë më parë, ku u bë një nga postet më të njohura./arbresh.info/
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/881503147168071680
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin