Jermain Defoe ka finalizuar transferimin e tij te Bournemouth pas nënshkrimit të marrëveshjes tri vjeçare me klubin në stadiumin Vitality.
Reprezentuesi i Anglisë iu bashkua “Cherries” pasi u lirua nga Sunderlandi, i cili u dëbua nga Premierë Liga sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Nënshkrimi me Defoen shënon rikthimin e tij te klubi ku preku majat pas një sezoni si i huazuar nga West Hami në vitin 2000-01.
“Është kënaqësi që jam rikthyer dhe jam duke shikuar përpara për këtë sfidë”, tha fillimisht Defoe. “Kur erdhi mundësi për rikthim te AFC Bournemouth, e dija që ishte e duhura”
“Ishte një vendim i lehtë, transferimi te një top klub me një top menaxher. Është një vend i mrekullueshëm për të qenë pjesë e tij. Tifozët e Bournemouth tashmë e dinë që çdo herë që vendosi fanellën jap 100 për qind nga vetja dhe një gjë të cilën mund tua garantojë janë golat”
Sulmuesi ka shënuar 18 gola brenda 29 paraqitje sezonin e kaluar./arbresh.info
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit