Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni edhe pse në politikë që një kohë të gjatë nuk ka ndonjë pasuri për t’u lakmuar.
Hyseni përveç pozitës si ministër i MPB-së, është edhe anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së , por në krahasim me politikanët tjerë milioner, Hyseni në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se të hyra vjetore në familjen e tij ka hiq më shumë se 21 mijë euro.
Nga deklarimi i pasurisë së tij në AKK me këto dy pozita, ministri i brendshëm ka deklaruar se si pasuri të paluajtshme ka një shtëpi 260 m2, nga pasuria e trashëguar dhe nga kursimet në vitin 2006 në vlerë prej 350 mijë euro, si dhe një banesë 87 m2 ,e blerë nga shitja e pasurisë në vitin 2008 në vlerë 120 mijë euro.
Si para të gatshme, ministri i Brendshëm ka deklaruar se ka në llogarinë e tij bankare vetëm 6 mijë e 831 euro.
Ndërsa si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë të tipit Audi në vlerë prej 35 mijë eurosh, të blerë në vitin 2012 nga kursimet.
Të hyrat vjetore totale të ministrit Hyseni bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, kapin shifrën 21 mijë e 589 euro në vit. Ndryshe, Hyseni ka qenë ministër i ministrisë së Punëve të Jashtme në ekzekutivin e kaluar. /Arbresh.info/ Gita Lushi




Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...