Matthew Howard po largohej nga një park argëtimi në Nju Jork të shtunën pasdite me familjen e vet kur e dëgjoi dike duke thirrur për ndihmë.
Ai shikoi lart dhe pa një vajzë të re të varur prej një kolovajze të ngadaltë 8 metra mbi tokë teksa dielli po perëndonte. Vëllai i saj i vogël qëndroi ulur pranë saj në kolovajzën e gjelbër për dy persona, duke qarë në mënyrë të pakontrolluar e duke thënë se nuk po mund të mbahej më, transmeton Express.
Howard, 47-vjeçar, dhe vajza e tij 21-vjeçare, Leeann Winchell, vrapuan dhe u vendosen nën kolovajzën në të cilën adoleshentja kishte mbetur e varur.
Howard ka thënë: “I thashë ‘në rregull është.’ ‘Në rregull është, mund të lëshohesh, do të të kap unë’”.
Më pas adoleshentja lëshohet dhe bie drejt e në duart e Howard, i cili e shpëton atë për të mos rënë në tokë.
https://www.youtube.com/watch?v=Rx0x1stnL34
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur