Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e tij fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit i në Betejën e Kosovës.
Përkundër faktit që BIK-u, thirr sot një konferencë për media, Ternava nuk deshi të flas për gazetarët. Ndërkohë, nga kabineti i tij u rekomandohet gazetarëve që për tema tjera, Tërnava do të flas ditëve tjera.
Tërnava ka folur në këtë ceremoni, duke thënë se sulltan Murati nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot…është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur”.
Myftiu Tërnava ka shtuar se për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkë qeverisën këto troje”.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...