Shumë shtetas të huaj që duan të vijnë për turizëm në Shtetet e Bashkuara mund të duhet të presin më gjatë për marrjen e vizës. Presidenti Donald Trump sapo ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të shfuqizuar udhëzimet e miratuara nga Presidenti Obama për kohëzgjatjen e miratimit të vizës në konsullatat amerikane.
Urdhëresa e re, e nxjerrë pa ndonjë koment nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit, eliminon një seksion të urdhërit ekzekutiv të 2012 që parashikonte përshpejtimin e kohës për miratimin e vizave për turistë e vizitorë, përfshirë edhe vizat për studentë.
Urdhri i administratës Obama i kërkonte Departamentit të Shtetit të “garantojë që 80% e vizave jo për synime imigracioni të intervistohen brenda tre javësh pas dorëzimit të kërkesës”.
Urdhri i ri vjen pas disa muaj përpjekjesh nga administrata Trump për të ndryshuar disa politika në imigracion dhe për të vënë në zbatim masa të “kontrollit të rreptë”.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha për Zërin e Amerikës se amendamenti “eliminon disa kërkesa arbitrare”. “Presidenti kërkon një proces vetingu të kujdesshëm, të saktë dhe jo të ngutur thjesht si rezultat i një afati kohor arbitrar,” tha zyrtari.
Kohët e fundit administrata Trump tha se procesi i vetingut të personit do të përfshinte analizën e komenteve në median sociale gjatë pesë vjetëve të fundit dhe informatat biografike të 15 vjetëve të fundit, gjë që nënkupton se punonjësit e konsullatës mund t’i kërkojnë aplikantit profilin e tij në Facebook si dhe një listë të të gjitha vendeve që ka vizituar brenda më shumë se 10 vjetësh./Voa
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...