Më 1 korrik kryesimin e Bashkimit Evropian e merr Luksemburgu.
Shefi i diplomacisë së këtij vendi Jean Asselborn, para marrjes së këtij kryesimi, raporton B92, lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, ka thënë se vendi i tij do të angazhohet për hapjen sa më të shpejtë të kapitujve negociues.
Por, Asselborn ka shtuar se Gjermania dhe disa vende të tjera kërkojnë përmbushjen edhe të disa çështjeve të hapura në dialogun me Kosovën.
Ndërsa parashikime për mundësinë e fillimit të negociatave BE-Serbi gjatë këtij viti ka dhënë ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz.
Ai, pas takimit me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq, njofton B92, ka theksuar se Austria e dëshiron Serbinë në BE dhe se është i nevojshëm zhvillimi pozitiv në procesin negociues.
Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI – fundi...
Putini mendon se mund të bëhet “i pavdekshëm”, investon 26 m...
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...