Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj, me ç’rast një grua ka tentuar ta mbysë veten, duke i dalë trenit përpara.
Gazetari i “Zërit”, i cili ishte në vendin e ngjarjes, raporton se rasti ka ndodhur në orën 16:53, kur një grua e moshës rreth 40-vjeçare, me ngulm ka tentuar ta mbyste veten duke i dalë trenit përpara. Por, për fat të mirë disa persona kanë ndaluar atë ta bëjë këtë akt.
“Më lëshoni, jam mërzit nga kjo jetë, nuk du mo me jetu…”(sic), ishin fjalët e saj.
Ende nuk dihet nëse viktima ishte punonjëse e ndonjërës prej kafeneve në lagjen “Besim Rexhepi” në Ferizaj, mirëpo në këtë video shihen disa “kameriere” nga Shqipëria, të cilat janë shprehur të shqetësuara nga ngjarja.
https://www.youtube.com/watch?v=5DWKPNFxSDM
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...