Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli për Draft-Ligji për Gjykatën Speciale ka thënë se do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës sapo të procedohet nga Qeveria e Kosovës.
“Ne presim nga Qeveria e Kosovës ta kemi Draft-Ligjin në rend të parë e më pas do të procedojmë. Ajo qka është qenësore, është se ne duhet ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare dhe duhet ta ruajmë konsensusin e brendshëm nacional. Është sfidë nacionale por që Kuvendi i Kosovës do ta kalojë me sukses këtë sfidë”, tha Veseli.
Ai gjithashtu tha se opozita do të reflektojë.
“Unë besoj se do të reflektojmë të gjithë bashkarisht sepse Gjykata nuk është e drejtuar drejt një partie të caktuar por është e drejtuar vlerave më sublime të UÇK-së, përkatësisht të kësaj lufte. Ne duhet t’i tregojmë botës se jemi të gatshëm për Gjykatën dhe se lufta jonë ishte e drejtë.”, tha në fund Veseli.
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram
Hungaria drejt zgjedhjeve në pranverë, Trump mbështet hapur ...
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara