Sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”, nuk kanë arritur të radhiten më lartë se në pozitat e fundit për kategoritë respektive.
I pari që është paraqitur për të përfaqësuar Kosovën ishte shigjetari Hazir Asllani.
Asllani është radhitur i fundit me 554 pikë.
Përkundër renditjes, ai do të vazhdojë të paraqitet në gara, pasi që renditja ishte vetëm për të përcaktuar çiftet.
Ai do të takohet me italianin Mauro Nespoli, i cili përfundoi i pari, dhe gjasat për të kaluar më tutje nga 1/32 e finales janë të vogla, shkruan Koha.net.
Pas Asllanit, radhën e kishte shenjëtarja Urata Rama, e cila u paraqitë në kategorinë 10 m të pushkëve ajrore.
Edhe Rama u radhit e fundit, me rezultatin përfundimtar 389.1, duke u eliminuar kështu nga kjo kategori.
Në fund, ishte shigjetarja Lirije Sahiti, e cila garoi në kategorinë e femrave.
Edhe Sahiti u radhit e fundit, me 446 pikë.
Megjithatë, edhe Sahiti do të luajë sërish, pasi që gara e saj ishte vetëm për përcaktim të çifteve.
Ajo do të ndeshet me gjermanen që përfundoi e para, Lisa Unruh të premten dhe gjasat që të vazhdojë tutje i ka shumë të vogla.
Në bazë të performancës së Lirijes dhe Hazirit, Kosova si shtet në shigjetari u radhit i fundit, me 1000 pikë. Do të ketë garë për medalje edhe në aspektin ekipor.
Kosova do të vazhdojë të paraqitet nesër në Baku.
Lumturie Rama do të jetë në gjuajtje, kësaj radhe me pistoletë ajri; Kastriot Sedolli, Arlind Curri e Edon Shala do të paraqiten në mundje, kurse Naser Shala do të ndeshet me francezin Hassan Amzile në boks.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...