“Po më kërkon të dalim bashkë? Ti e di që kam të dashur”… Aktorja Salma Hayek ka rrëfyer në media sesi Donald Trump ka tentuar dikur ta joshtte, pasi ishte afruar më parë me partnerin e saj.
Rrëfimin e saj, aktorja 50-vjeçare e bëri gjatë emisionit “The Daily Show” me Trevor Noah, ku tha me shaka se, fatmirësisht, miliarderi që drejton sot Shtetet e Bashkuara nuk ishte përpjekur ta prekte me forcë, siç pretendojnë gra të tjera se ka bërë me to.
“Isha në një shfaqje me të dashurin tim, – shpjegon Hayek, – kur Trump u afrua e më vendosi xhaketën mbi shpatulla, sepse e pa që kisha ftohtë. Ishte shumë i hijshëm në fillim, shumë i këndshëm. Më përshëndeti e u prezantua”.
“Pas kësaj, – rrëfen bukuroshja meksikane, – ai nuk tregoi ndonjë interes të madh ndaj meje, por nisi bisedimet me njeriun që kisha në krah, duke u përpjekur të miqësohej me të. E ftoi për darkë. Ne shkuam dhe gjatë të gjithë kohës ai fliste me të dashurin tim. Pastaj na ftoi në hotelin e tij në ‘Atlantic City’ dhe, pasi shkëmbyem numrat, nuk foli më kurrë me ish-in tim, por më mori mua në telefon e më kërkoi të dilnim bashkë”.
“Unë i thashë: çfarë po thua, po i dashuri im? Ti e di fare mirë që e kam një të tillë”.
Përgjigjja ishte: Ai njeri nuk është i mirë sa duket për ty. Nuk është i rëndësishëm. Ti duhet të dalësh patjetër me mua.
“Më mbyti me telefonata”, kujton Hayek. Por aktorja nuk ndryshoi mendje, edhe pse lidhja e dashurisë në të cilën ndodhej ndërkohë nuk ishte e konsoliduar e nuk zgjati shumë.

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...