Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin të dielën u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të dalin në votime, pasi sipas tij vetëm dalja e madhe garanton sukses të madh.
Vulin, gjatë një emisioni në Tv Pink, tha se të gjithë ata që do të votojnë sipas kërkesave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj, gjithmonë do të mbahen mend si armiq të serbëve, raporton RTK.
Vulin në këtë kuptim theksoi se është e nevojshme për unitet dhe se sipas tij asnjë forcë nuk mund t’i dëbojë serbët.
Ndryshe, komunat me shumicë serbe të Kosovës, Zubin Potoku dhe Shtërpca, deri në orën 15:00 kanë pasur përqindjen më të lartë të votuesve, 43 për qind, respektivisht 45,69 për qind.
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...