Lionel Messi raportohet se ka dhënë aprovimin e tij te Barcelona për të nënshkruar me yllin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Reprezentuesi algjerian ishte Lojtari i Vitit te Leicester City kur skuadra e tij fitoi titullin në Premierë Ligë sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Muajin e kaluar, Mahrez konfirmoi dëshirën e tij për tu larguar nga “Dhelprat”. Raportet e fundit sugjerojnë që Arsenali është duke vëzhguar anësorin dhe Arsene Wenger është duke menduar atë si një shënjestër të mundshme për transferim.
Chelsea është përmendur gjithashtu si një destinacion i mundshëm, pasi Antonio Conte dëshiron të kërkoj një mbulesë të superyllit Eden Hazard, i cili u lëndua në kyç të këmbës gjatë detyrës në Belgjikë në fillim të këtij muaji.

Por, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Mahrez ka tërheq vëmendjen edhe të gjigantit në La Liga – Barcelonës. Mësohet që ëndrra e 26-vjeçarit është për të luajtur së bashku me superyjet si Neymar dhe Lionel Messi.
Gazeta e lartpërmendur pretendon gjithashtu që Messi ka dhënë dritën e gjelbër për të arritur ndonjë marrëveshje sepse mendon që Mahrez do të përshtatet me lehtësi në skuadër. Megjithatë, sugjerohet që Barcelona do të ketë kohë dhe nuk e ka me nxitim vendimin për transferimin e tij.
Gjiganti katalunas ka disa shënjestra të ndryshme për transferime pasi trajneri i ri Ernesto Valverde kërkon të rikthej titullin e La Ligas nga Real Madridi.
Transferimi i Mahrezit në Camp Nou sigurisht do të shfaqte një shenjë të qëllimit të tij./arbresh.info
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit
Rahoveci me fitore bindëse ndaj Kastriotit, gara e titullit ...