Hasim Sogojeva nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se KGJK i ka dhëne udhëzimet e tij për caktimin e gjyqtarëve që do të kujdesen për ditën e zgjedhjeve.
“Ne atë ditë presim të kemi përforcime edhe në gjyqtarë kujdestar që do të jenë 24 orë”, ka thënë ai.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën me temën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit” të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV).
Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe akterë tjerë që do të kujdesen për procesin zgjedhor të së dielës.
Mul Desku kryesies i sekretariatit nga PZAP ka thënë se mundësinë për tu ankuar për shkelje e kanë të gjithë.
“Kemi trajtuar një numër të konsiderueshëm ankesash. Të gjithë qytetarët kanë fletët për ankesa në qendrat e votimit. Po ashtu mund të gjeni edhe në faqen tonë nëse doni ti parashtroni. Ne punojmë me kapacitete të plota dhe i kemi dyert e hapura kushdo që dëshiron të ankohet nëse i është shkaktuar padrejtësi. Afatet për ankesa janë 24 orë nga mbyllja e votimeve”, ka thënë ai./arbresh.info/
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...