Pas 4 muajsh në qeli, është liruar ish drejtuesi i Policisë së Shtetit, Haki Hasanbegaj. Gjykata e krimeve të rënda i ndryshoi masën e sigurisë nga ajo e “arrestit me burg” në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve.
Sipas vendimit të gjykatës, Hasanbegaj ka probleme shëndetësore dhe se lirimi i tij nga burgu nuk rrezikon marrjen e provave për organin e procedurës. Për ndryshimin e masës mësohet se ishte dakord edhe përfaqësuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda.
Ish shefi i rendit në drejtorinë e policisë së Vlorës, Haki Hasanbegaj u arrestua në shkurt të këtij viti me akuzën e kultivimit të lënde narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi sipas hetimeve, lejonte dhe favorizonte me vetëdije kultivuesit e drogës në zonën e Tepelenës dhe Vlorës./Syri.net
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...