Të enjten gjatë operacionit “Pinoku” në prangat e policisë italiane në Trento dhe Lavis u vunë 6 persona. Njëri prej të arrestuarve është shqiptari Eduart Abdushi, i lindur në vitin 1983 i cili jeton në Bagnolo.
Ai u dërgua në burgun e Cremonës pasi akuzohet për shpërndarje droge dhe shfrytëzim prostitucioni si tutor.
Së bashku me Emilian Nicolai Resmerita, 32 vjeç, shqiptari kishte prostituuar disa vajza të reja nga Evropa Lindore dhe veçanërisht nga Moldavia.
Ata merreshin për çmimet e shërbimeve dhe i ofronin vajzave rroba, ushqim dhe prezervativë së bashku me venidn ku ato do të kryenin aktivitetin seksual me klientët e tyre.
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...