
Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të shtunën me operatorët turistikë të qytetit të Përmetit, me ç’rast tha se me uljen e taksës për turizmin në 6% shpreson në zhvillimin e këtij sektori dhe në uljen e ndjeshme të informalitetit.
Operatorët turistikë të pranishëm i shprehën kryeministrit problematikat e tyre, por edhe ndryshimin që ka ndodhur në këtë zonë falë rilindjes urbane, gjë që ka sjellë rritje të turizmit. Teksa theksuan ato këtë vit presim dyndje turistësh.
“Fluksi i turistëve vjen duke u rritur përditë dhe tani është problemi që nuk ka më kapacitete pritëse. Tani është moment që ju t’i ndërthurni iniciativat që keni ndërmarrë, duke rritur kapacitetet. Pra nëse unë vij për rafting dhe ai është i ndërlidhur me punishten e verës, harta e mundësive është më e madhe, duke sjell një kompaktësim të rëndësishëm të një numri vizitorësh mesatar që duhet garantuar”, tha Rama./Arbresh.info/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...