Kim Kardashian ka pranuar se ka shumë vite që për çdo ditë e ha të njëjtën sallatë.
Në një intervistë në Watch What Happens Live me Andy Cohen, 36-vjeçarja është pyetur për shprehitë e saja ushqyese.
Ndërsa ajo ka pranuar se çdo ditë porosit të njëjtën sallatë pule kineze nga i njëjti restorant në Calabasas të Kalifornisë.
“Për çdo ditë, kryesisht nga i njëjti vend. Nga Health Nut”, ka thënë ylli i “Keeping Up With The Kardashians”.
Sallata e gjelbër e Kimit është e përbërë nga gjoksi i copëtuar i pulës, petë paste, xhenxhefil, karota dhe salcë të susamit – ndërsa kushton 9.5 euro.
Kujtojmë se pas lindjes së djalit, Kim arriti të heqë peshë të madhe trupore dhe tash peshon vetëm 54 kilogramë.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...