Shqipëri: Arrestohet mashtruesi i konferencave që vidhte paratë e delegatëve

14:18 | 13 Qershor 2015
M. A.

Policia e Shqipërisë ka arrestuar Klevis Rreshkën, i cili u akuzua nga një grup të rinjsh nga Shqipëria dhe Kosova për mashtrim, teksa premtonte se do të organizonte konferenca të ndryshme simuluese të OKB’së, brenda dhe jashtë vendit, në këmbim të parave.

Ishte raportuar javë me parë për të riun nga Librazhi se si ai merrte para nga disa të rinjë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia dhe vende tjera të Ballkanit për organizimin e konferencave ndërshtetërore për të rinj, lloji i të cilave ishte simulim Organizatë së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera botërore.

I njëjti, pasi që mblidhte parat nga delegatet e këtyre konferencave, anulonte ato në ditët e fundit para nisjes dhe zhdukej përgjithmonë.

E njëjtë provoj të bënte edhe në organizimin e tij të fundit, ‘Balkan MUN 2015’, që ishte paraparë të mbahej në fillim të muajit Maj në Sarandë. Ai mblodhi mijëra euro nga të rinjtë e disa shteteve të Ballkanit, dhe provojë përsëri ‘të zhdukej’ 4 ditë para fillimit të saj. Por, gjërat për Klevis Rreshken kësaj here nuk shkuan ashtu siç ai e kishte menduar.

Sazan Isufi, Tribun Berisha, Jerina Qarri, Blend Halili ishin vetëm disa nga shumë të rinjtë nga Kosova të cilët kishin paguar për pjesëmarrje dhe organizim të konferencës ‘Balkan MUN’, paratë për organizimin e së cilës tashmë i kishte ‘vjedhur’ Rreshka, e që javë më parë denoncuan rastin në Policinë e Shqipërisë për mashtrim.

Kosovarët që e akuzonin Klevis Rreshken, pas denoncimit, tregun për Gazetën Express se shtetasi shqiptar, fillimisht pas anulimit të konferencës në Sarandë, u kishte premtuar se do të rimbursohen parat e marra dhe gjysma e shumës së tiketës së udhëtimit, deri me datën 31 Maj. Ndërsa, ata vendosen që denoncimin e tyre ta bëjnë në polici një javë pas këtij afati, pasi sipas tyre e kishin parë se Reshka nuk e ka ndërmend ti kthejë paratë.

Pas këtyre raportimeve të Gazetës Express, Klevis Reshka u arrestua të shtunën, njoftojnë mediat në Shqipëri. Arrestimi i tij, sipas këtyre mediave, u bë pikërisht për të njëjtin rast të cilin raportoj Express, ndërsa tash lënda e tij është në duart e prokurorisë Shqiptare e cila pritet të marrë veprimet e mëtutjeshme hetimore.

24 vjetari, Klevis Reshka përveç se drejtonte organizatat ‘Balkan MUN’, ‘Global Youth for Balkan’, ‘RoundTable Dialouge Serbia-Kosovo’ etj., ishte edhe pjesë aktive e rinisë së Partisë Demokratike (PD) në Bashkinë e Librazhdit.

Shpërndaje në rrjete sociale