Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik ka arritur në shumën prej 852.7 milionë euro në vitin 2016, që tregon për një rritje vjetore prej 13.9 për qind.
“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 14.5 për qind, nga 13.0 për qind sa ishte në vitin paraprak”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Sipas këtij raporti kjo rritje e borxhit publik i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm prej 26.8 për qind, i cili ka arritur në 479.0 milionë euro, ndërkohë që borxhi i jashtëm publik ka shënuar një ngritje të lehtë prej 0.7 për qind duke arritur në 373.8 milionë euro.
“Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin e brendshëm është zvogëluar në 43.8 për qind nga 59.6 për qind sa ishte në vitin 2015”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...