Kryeministri ka ndryshuar disa prej zëvendësministrave në dikasteret që sot kalojnë nën drejtimin e ministrave teknikë. Në ministrinë e Shëndetësisë vjen Mira Kapisyzi, te ministria e Brendshme Rovena Voda, te Financat rikthehet Irena Beqiraj, në ministrinë e Arsimit Gerti Janaqi dhe në atë të drejtësisë zëvendësministre do jetë Etilda Gjonaj.
Ndërkohë sot pasdite, shkruan TopChannel, mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri, paketën për zgjedhjet, komisionet e vetingut, si dhe kreu i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Emrat e zv.kryeministres dhe 6 ministrave teknike qe propozoi Partia Demokratike u pranuan nga Kryeministri Rama dhe u dekretuan nga Presidentit Bujar Nishani.
Rama dhe Basha u takuan në mbrëmjen e së dielës në Pallatin e Kongreseve për të dakorduar emrat, si edhe kandidatët për kreun e KQZ-së dhe Avokatit të Popullit. Presidenti Nishani zyrtarizoi 25 qershorin si datën e re të zgjedhjeve parlamentare, ku njëherësh do të mbahen edhe zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë.
Janë ndryshuar edhe emrat e disa prefektëve, Admir Abria në Tiranë, Pandi Papando në Korçë,Vasil Bregu në Fier, Ardit Demiri në Elbasan, Emiljan Jani në Durrës, Ardit Kaja në Dibër dhe Valbona Zylyftari në Berat./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...