Skuadra gjilanase, Drita e ka siguruar edhe një vit mbijetesën në Superligë, pasi ka mposhtur Flamurtarin në ndeshjen e barazhit.
Drita ka fituar vetëm pas gjuajtjeve të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi baras 0:0, ndërsa vazhdimet 1:1.
Alban Bojniku shënoi për Flamurtarin në minutën e 95’të, ndërsa Drita e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 102’të me golin e Mensur Limanit nga pika e bardhë.
Gjastë gjuajtjeve të penalltive Drita ishte skuadër më e suksesshme, ku shënoi 3, ndërsa Flamurtari vetëm 1 nga katër gjuajtje.
Kujtojmë se kështu është kompletuar Superliga për edicionin e ardhshëm, pasi sot gjatë ditës Superligës i është bashkuar Gjilani, duke bërë kështu që Gjilani të jetë me dy skuadra në Superligë.
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...