Organizatorët e protestës që do të mbahet në Shkup të shtunën, më 13 qershor, me moton “Protestoj shqip”, ftojnë qytetarët për të marrë pjese në të dhe njëkohësish tregojnë programin e kësaj proteste të cilën e kanë thirrur pas ngjarjeve Kumanovë e Likovë.
Sipas njoftimit për shtyp, marshi do të niset nga lagjja e Çairit në Shkup, ndërsa destinacioni i fundit është Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ku do të lexohen mesazhet e protestës dhe do të mbahen fjalimet e rastit.
Në marshim do të kërkohet ndriçimi i plotë i rastit të Lagjes së Trimave në Kumanovë, përgjegjësinë e autorëve dhe organizatorëve të atij skenari dhe zgjidhjen urgjente të dëmtimeve të vendbanimeve shqiptare të shkatërruara padrejtësisht;
Dorëheqja e menjëhershme të qeverisë Gruevski & Ahmeti, sepse kjo qeveri e ka partizuar shtetin, i ka keqpërdorë institucionet, ka dështuar në rrugën e integrimit dhe në thelb është antishqiptare;
Do të kërkojmë që Zaev t’i publikojë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me të vërtetat shqiptare, e veçmas ato që kanë të bëjnë rastet e montuara, siç është “Monstra” , ndryshe do ta konsiderojmë pjesëmarrës në fshehjen e krimeve;
Do të kërkojmë marrëveshje të re për Maqedoninë si shtet i përbashkët konsensual i shqiptarëve dhe maqedonasve
Do të kërkojmë që të përfshirët në rastin e “Sopotit” të shpallen menjëherë të pafajshëm.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...