Pas tre muajsh është mbyllur sot çadra e PD-së me nisjen e fjalës se kreut te PD-se, Lulzim Bashes.
Ai tha sot pas arritjes se marrëveshjes se demokratet tashmë marshojnë drejt fitores.
“Sot, ju dhe ne jemi e ardhmja e Shqipërisë Evropiane”, tha Basha.
“Për 90 ditë qëndruat stoike përballë krimit dhe shantazhit. Ajo qe ju ndezët është flaka e shpresës. Kauza jone ishte e drejte dhe qëndresa epike”, tha Basha.
“Kjo levizje rrezoi sot muret e mykura te Republikes se Vjeter. Muret e keshtjelles se mykur te Republikes se Vjeter rane vetem prej qendreses suaj. Askush nuk ju trembi dot. Askush nuk na kthen dot ne rrugen qe kemi nisur.
90 dite dhe Shqipëria tashme nuk është siç ishte me pare. Por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do te ulet, nuk do te shpërndahet, por do te marshoje ne çdo cep të Shqipërisë”, tha ndër të tjera Basha. /albeu.com
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...