Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa nuk e ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen. Thotë se LDK do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit.
“Me disa në qoftë se kanë sjellje të tilla të themi se është problem të qeverisësh mirëpo nuk e kisha shfrytëzu këtë bisedë të sotme me ju që unë të vëjë kufij ose të përcaktoj kritere sepse janë çështje të respektit ne duhet të kemi respekt gjithmonë me partitë politike”, tha Mustafa.
Ndërkohë Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë më parë se për gjithçka vendosin organet e brendshme të partisë, por se kanë përjashtuar një mundësi bashkëpunimi me Isa Mustafën.
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa në një intervistë për RTV21 thotë se PDK iu frikësua suksesit të LDK’së në qeverisje dhe e prishi koalicionin!
Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa u rrëzua nga mocioni i mosbesimit i cili u votua në Kuvendin e Kosovës.
Nga 117 deputetë të pranishëm 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan.
Me mënyrën se si u rrezua qeveria, Mustafa është i bindur se do të humb vetëm PDK’ja ndërsa partia e tij do t’i fitoj zgjedhjet./Arbresh.info/
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë