Artiçoku është një bimë e shëndetshme dhe shumë shëruese. Në vijim ju sjellim disa veti shëruese të saj.
SHTYPJA E GJAKUT
Ushqimet që janë të pasura me kalium si patatet e ëmbla, bananet dhe artiçoku ju ndihmojnë të ruani ekuilibrin e shëndetshëm të elektroliteve në trup. Duke konsumuar shumë magnez dhe kalium është vitale për shëndetin, ulni dhe stabilizoni shtypjen e gjakut.
SHËNDETI I ESHTRAVE
Artiçoku është një nga ushqimet me shumë minerale, vitamina, sidomos me mineralin fosfor, magnez dhe mangan. Këto minerale janë të rëndësishme për të shtuar vëllimin e eshtrave, duke reduktuar mundësinë që të preken nga osteoporoza.
FUNKSIONIMI I TRURIT
Artiçoku ofron së paku 12 për qind të nevojave ditore të rekomanduara për vitamina K. Vitamina K ofron mbrojtje kundër degjenerimit dhe dëmtimit të neuroneve, duke parandaluar sëmundjet kognitive si atë të Alzheimer-it dhe demencën.
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...