Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë.
Sipas njoftimit, kjo dukuri është dalluar sidomos për shkak të festave zyrtare.
“Megjithatë, theksojmë se stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë kohës dhe ka punuar me përkushtim maksimal për të ofruar shërbime. Të gjithë pacientët janë trajtuar sipas protokolleve klinike në fuqi dhe asnjë pacient nuk është kthyer pa marrë shërbimin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Shefi i NATO-s thotë se Ukraina do të marrë 60 miliardë doll...