Skuadra prizrenase, Bashkimi ka arritur të shënoi edhe një fitore në përballje ndaj Pejës.
‘Arpagjikët’ kanë triumfuar në udhëtim te Peja me rezultat të thellë 96:117 duke siguruar finalen.
Qysh në çerekun e parë Bashkimi dha sinjale se dëshiron fitoren dhe finalen ku krijoi epërsi të lartë prej 21 pikëve.
Më i dalluari te Bashkimi në këtë fitore ishte amerikani Kayel Locke që shënoi 33 pikë pati 13 kërcime dhe dhuroi pesëasistime.
E lojë të mirë tek mysafirët u dalluan edhe Justin Black me 20 pikë dhe dyshja Marko Popovic dhe Garrius Adams që shënuan nga 15 pikë.
Te Peja më efikasi në këtë përballje ishte Arian Qollaku me 31 pikë të shënuara.
Në finale Bashkimi do ta presë fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina – Trepça.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...